Ankthi gjatë shtatzanisë/ Si mund ta trajtoni?

Shtatzënia është një periudhë emocionuese sepse së shpejti do të bëheni prind i një fëmije të adhurueshëm. Gjatë shtatëzanisë ju mund të përjetoni një mori emocionesh ose ato mund t’ju kapin në befasi. Disa gra ndiejnë gëzim në çdo rrahje apo goditje, duke u mrekulluar me trupin e tyre që ndryshon. Për të tjera, shtatzënia është e vështirë, pasi sjell lodhje të madhe, ndryshime humori dhe shqetësime të vazhdueshme.

Ju mund të vini re se në çdo muaj që kalon, mendimet mund të dalin jashtë kontrollit, duke ndikuar në performancën tuaj në punë dhe në marrëdhëniet personale. Ju njohim në këtë artikull me disa nga shkaktarët e zakonshëm të ankthit dhe trajtimet që mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll.

Cilat janë disa trajtime për ankthin gjatë shtatzënisë?

Edhe pse më pak i studiuar se depresioni, hulumtimet sugjerojnë se ankthi mund të ndikojë negativisht si tek nëna ashtu edhe tek fetusi. Për fat të mirë, ka shumë trajtime që mund të zvogëlojnë ankthin gjatë shtatzënisë dhe t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Megjithatë për shumë gra, mjekimi nuk është një opsion gjatë shtatzënisë, pasi ka pak informacion mbi sigurinë e një ilaçi të tillë ndaj fetusit. Por kjo çështje mbetet për t’u diskutuar me mjekun tuaj. Sygjerohet më poshtë disa mënyra të thjeshta dhe të sigurta që mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë shtatzanisë.

Kryeni aktivitet fizik të rregullt: Në përgjithësi është e sigurt të kryeni aktivitet fizik gjatë shtatzënisë. Por nëse jeni në rrezik për lindje të parakohshme ose keni komplikime gjatë shtatzënisë, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.

Flini mjaftueshëm: Gjumi është një nga elementët kryesorë për reduktimin e stresit në jetën tuaj dhe rrjedhimisht është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzanisë.

Mbani një ditar: Të shkruash shqetësimet tuaja mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje të mundshme dhe ju lejon të reflektoni mbi shqetësimet tuaja.

Yoga, masazh, meditim dhe akupunkturë: Gjetja e teknikave të relaksimit që funksionojnë për ju mund të kërkojë disa eksperimentime, por përfitimet e tyre do të vazhdojnë edhe pasi të fëmija të lindë.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet