Përbërësit për një tavë me diametër rreth 40cm :
15 peta byreku të gatshme
1kg tul kungulli
300ml qumësht
(rreth 2 filxhan; 1 filxhan për gjellën e byrekut dhe 1 filxhan për të spërkatur petët)
300gr gjalpë
3 vezë
1 lugë miell
kripë
Copëza djathi sipas dëshirës për byrek të kripur ose 3 lugë sheqer për byrek të ëmbël
Udhëzimet:
Grijmë tulin e kungullit në rende me pjesën më të trashë të saj.
Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200gr gjalp dhe shtojmë kungullin duke e gatuar në zjarr të ulët për rreth 30 minuta. Në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do ti avullojë lengu i tepërt.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100gr gjalpë të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Kjo është harxha me të cilën do të mbushim byrekun.
Lyejmë me pak gjalpë tavën ku do të përgatisim byrekun, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdonjërën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e gjellës me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumesht), gjellën e mbetur dhe e përfundojmë byrekun me 5 petat e fundit. I kthejmë anët e byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta.


