Çfarë të konsumoni dhe të shmangni nëse keni ekzemë

Shfaqja e ekzemës në trupin tuaj mund të jetë shumë e dhimbshme dhe më së shpeshti shfaqet te fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse ushqimi nuk shkakton ekzemë, disa ushqime mund t’i përkeqësojnë simptomat e kësaj gjendjeje të pakëndshme të lëkurës.

Sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, ekzema është një gjendje inflamatore e lëkurës që shkaktohet nga faktorë mjedisorë dhe gjithashtu mund të trashëgohet ose jo – shkruan LiveStrong.

Dermatologia Robin Evans thekson se është e rëndësishme të vëzhgohet lidhja midis dietës dhe ekzemës, sepse i njëjti ushqim mund të mos ketë të njëjtin efekt në ekzemën te njerëz të ndryshëm.

Kjo është arsyeja pse duhet të hani ushqim që është i mirë për shëndetin e lëkurës dhe që siguron lëndë ushqyese dhe hidratim. Ushqimet që rekomandohet t’i hani nëse keni ekzemë janë padyshim vaji i ullirit, peshku, perimet me gjethe dhe frutat.

Edhe pse disa mjekë rekomandojnë domatet dhe frutat arrore, duhet të keni kujdes sepse mund të jenë alergjenë të mundshëm. Prandaj, nëse keni ekzemë, do të ishte e këshillueshme që të bëni një test alergjie.

– Dr. Evans rekomandon gjithashtu ushqime si salmoni, skumbri dhe farat e lirit për të marrë acide omega-3 yndyrore gjatë gjithë javës. Burime të tjera të acideve omega-3 yndyrore me bazë bimore, përfshijnë farat chia, arrat dhe edamame.

– Këshillohet që ta reduktoni konsumin e produkteve të qumështit, pasi qumështi dhe djathi mund ta rritin inflamacionin në trup. Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se në dietën tuaj duhet ta përfshini kosin.

– Meqenëse ekzema është një gjendje inflamatore, do të ishte më mirë t’i eleminoni ushqimet që mund të shkaktojnë inflamacion, si mishi i kuq dhe i përpunuar, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, ushqimet e fërguara, ëmbëlsirat e përpunuara dhe brumërat.

Është e rëndësishme të theksohet se duhet ta shtoni marrjen e ujit, sepse njerëzit me ekzemë kanë lëkurë të thatë, kështu që kjo mund t’i ndihmojë ata me hidratim të mirë.

/Telegrafi/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo