Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Dialogu Ndërfetar – Çfarë besojnë të rinjtë?

Dialogu Ndërfetar – Çfarë besojnë të rinjtë?

0
Shpërndaje

Në kuadër të projektit “Dialogu Ndërfetar – Çfarë besojnë të rinjtë?” u zhvillua aktiviteti “follow-up” pranë Qendrës Rinore të Tiranës. Projekt ky i financuar dhe i mbështetur nga European Youth Foundation, Council of Europe dhe i implementuar nga Qendra ACT for SOCIETY. Duke qenë se Shqipëria është një vend i njohur për harmoninë e saj fetare, nëpërmjet realizimit të projekteve të tilla, ne mund të synojmë edhe më tej, duke e kthyer Shqipërinë në vendin me marrëdhëniet fetare më të mira në botë.

Duke i dhënë një theks të harmonisë fetare, jo vetëm që do të jemi në gjendje për ta forcuar atë dhe për ta trashëguar në brezat e ardhshëm, por gjithashtu do të sigurojmë një model pozitiv për çdo vend tjetër, në kontekstin ku ksenofobia dhe konfliktet fetare janë tema e ditës. Ky aktivitet kishte si synim informimin e publikut në lidhje projektin dhe rezultatet e tij, si dhe ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e promovimit të dialogut ndërfetar tek të rinjtë. Pjesë e këtij aktiviteti ishin përfaqësues nga gjimnazi Abdulla Keta, nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt, organizata partnere, përfaqësues të institucioneve mbështetëse si dhe të rinj të interesuar.

Një bisedë interesante u zhvillua me sociologen Entela Binjaku e cila ishte e ftuar si paneliste në aktivitet, ku pasqyroi disa këndvështrime nga aspekti sociologjik mbi temën e projektit. Të rinjtë gjimnazist performuan pjesë teatrale të formatit “theater of oppressed” te cilat ishin përgatitur në lidhje me temën e dialogut ndërfetar ku prezantonin pjesë nga realiteti ynë. Gjithashtu në fund të aktivitetit u organizua një kërcim me teme: tolerancën fetare!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here