Rolina Naço, dietologe
Ka plot ëmbëlsira të shëndetshme dhe të ushqyeshme. Por është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me masën dhe sa
herë i keni në menunë tuaj. Ëmbëlsirat e lehta mund të konsumohen deri në dy herë në javë, ndërkohë që ëmbëlsirat pak më të rënda në kalori duhet të përdoren jo më shpesh se një herë në javë.
Një ëmbëlsirë e shëndetshmë është ajo me kungull dhe kanellë. Gatimi është shumë i thjeshtë. Piqeni kungullin dhe hidhini sipër mjaltë, kanellë dhe arrë kokosi.


