Flini vonë? Ja tetë dëmet që i shkaktoni trupit

Përgatiti për gazetën Shëndet + dhe Shëndeti Online: Gerald Kola, mjek familjeje

Jeni nga ata persona që rrallëherë flini pas orës 23:00? Do jeni më të shëndetshëm dhe më në formë se të tjerët. Ja cilat janë arsyet.

gjumeFjetja vonë të shëndosh: Shumë studime kanë treguar se personat që flenë vonë kanë tendencë të shëndoshen më shumë. Çdo orë e kaluar rrit treguesin e masës trupore (IMC) me 2,1 pikë.

Fjetja vonë ul përqendrimin: Ata që flenë pas orës 23:30 janë më pak të përqendruar ditën në vijim. Nga ana tjetër rritet edhe mundësia për të qenë të trishtuar dhe për të qarë.

Fjetja vonë shton ëndrrat e këqija: Nëse doni të mos torturoheni nëpër ëndrra duhet patjetër të ndryshoni orarin e gjumit. Vonesa shton sasinë e kortisolit, hormonit të stresit.

Fjetja vonë rrit gliceminë: Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe që flenë vonë në darkë kanë më shumë probleme ta kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Fjetja vonë na ndikon në sjellje: Mungesa e gjumit ndikon mjaft në sjelljen e ditës në vijim. Do jemi më të irrituar, më impulsive, me nerva dhe të paduruar.

Fjetja vonë shton ankthin: Sa më vonë të flemë, aq më shumë rritet mundësia për t’u bërë njerëz negative dhe gjithmonë në ankth. E gjithë kjo lidhet me korteksin prefrontal (zonën e trurit qe merret me përqendrimin dhe marrjen e vendimeve).

Fjetja vonë ul pjellorinë: Fjetja vonë është më e dëmshme për femrat. Ky zakon i keq mund të çrregullojë prodhimin e hormoneve nga vezoret dhe mund të shtyjë periudhën e ovulimit.

Fjetja vonë plak lëkurën: Gjatë gjumit qelizat rigjenerohen pasi janë dëmtuar nga stresi, pluhuri apo edhe ushqimet jo të mira. Nëse flisni vonë, do të bëni më pak orë gjumë dhe për pasojë mekanizmat rigjenerues dobësohen dhe lëkura nuk rigjenerohet si duhet, duke u plakur më shpejt.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres