Fryrja e barkut, a është problem?

Nga mjeku gastro-hepatolog Ilir Kajo

Fryrja dhe prania e gazrave të shumtë jo domosdoshmërisht tregojnë se diçka po shkon gabim. Ka studime që tregojnë se bark1volumi i ajrit në tubin tretës të atyre personave që ankohen për fryrje barku, është i njëjtë me njerëzit e tjerë që nuk ankohen.

Njeriu është aerofag. Domethënë, ha ajër sa herë që gëlltit pështymën, sa herë që ha, sa herë që pi. Ky ajër ose do dalë nga goja ose do vazhdojë të udhëtojë në tubin tretës, një pjesë minimale mund të thithet, pjesa tjetër del nëpërmjet kanalit anal.

Në vetvete, fryrja e barkut nuk është një simptomë që doktorin e vë në një pozitë të vështirë. Nuk është një simptomë që krahasohet me dhimbjet. Duhet t’u bashkangjitet ankesave të tjera për t’u marrë në konsideratë. Në përgjithësi, të sëmurët me kolit ankohen për fyerje barku më shumë se të tjerët. Po ashtu edhe të sëmurët me probleme të mëlçisë ankohen shumë për fryrje barku.

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi