Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Rreth 150.000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit në Britani. Një e katërta e këyre njerëzve vdesin brenda një viti dhe nga të mbijetuarit gjysma mbesin me aftësi të kufizuara afatgjata, të cilat mund të përfshijnë paraliza, probleme me të folurin, ndryshime të personalitetit etj.

Në SHBA më shumë se 795.000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit, nga të cilët 130.000 vdesin. Shkalla në të cilën njerzit shërohen dhe mundësia afatgjatë e mbijetesës është e varur nga të paturit të një kujdesi të mirë, rehabilitim, mbështetje nga të afërmit etj.

singleEkspertët e Universitetit Duke, në Karolinën e Veriut dyshojnë se të martuarit kanë shanse më të mëdha për t’u bërë më mirë pas një goditje në tru, pasi është dikush që kujdeset për ta.

Hulumtuesit anketuan 2.351 njerëz që kishin 5 vjet që ishin prekur nga një goditje në tru dhe gjetën se ata që ishin të martuar kishin më shumë shanse për t’u shëruar, ndërsa 71% e rasteve të njerëzve të pamartuar vdisnin nga goditja në tru.

Studiuesit gjetën gjithashtu se pacientët që ishin të divorcuar kishin rreth 23% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditje dhe ata që ishin të ve kishin rreth 25% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditje në tru.

Pacientët që ishin të divorcuar më shumë se një herë kishin rreth 39% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditje dhe ata që ishin të ve për më shumë se një herë kishin rreth 40% më shumë gjasa për të vdekur.

Studimi renditi disa arsye se pse vinte kjo gje. Sipas tyre ka një numër faktorësh që kontribuojnë në këtë fenomen. Mbështetja psikologjike e bashkëshortit/es është jetike për njerëzit që duan ta rindërtojnë jetën pas një goditje dhe sigurisht stabiliteti financiar luan një rol të rëndësishëm në shërimin e këtyre pacientëve.

Burimi: Daily Mail