Idetë Rinore, një emocion dyditor në Tiranë (FOTO)

Festivali i Ideve Rinore, i zhvilluar në datat 23-24 maj në Tiranë (lexo këtu), solli plot emocione, teksa gjallëroi ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar me idetë fantastike të të rinjve, përfaqësues të shkollave në të gjithë vendin. Në çeljen e këtij festivali qenë të pranishëm një numër i madh personalitetesh si ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe personalitete të tjera të fushës së biznesit, arsimit dhe shoqërisë civile në vend.

Gjatë dy ditëve të festivalit ishin të pranishëm një sërë personalitetesh nga vendi dhe të huaj të cilët jo vetëm e përshëndetën këtë ngjarje të rëndësishme por organizuan edhe biseda me nxënësit. Vlen për t’u përmendur prania e Giovanni Schiuma, profesor i njohur italian në fushën e artit dhe menaxhimit, si dhe zëvendëskryetar i bashkisë së Materas, në Itali, i shpallur qytet i kulturës për vitin 2019. Schiuma organizoi një workshop me tematikën e kreativitetit dhe një bashkëbisedim të hapur me nxënës nga seksionet italiane dhe nga gjimnazet e vendit.

Për të shijuar gjithë këtë aktivitet, ndiqni pasqyrimin e tij në fotot e mëposhtme:

Festivali i Ideve Rinore (4) Festivali i Ideve Rinore (5) Festivali i Ideve Rinore (6) Festivali i Ideve Rinore (13) Festivali i Ideve Rinore (12) Festivali i Ideve Rinore (10) Festivali i Ideve Rinore (8) Festivali i Ideve Rinore (7) Festivali i Ideve Rinore (14) Festivali i Ideve Rinore (15) Festivali i Ideve Rinore (17) Festivali i Ideve Rinore (18) Festivali i Ideve Rinore (20)
Festivali i Ideve Rinore (22)
Festivali i Ideve Rinore (26) Festivali i Ideve Rinore (27) Festivali i Ideve Rinore (28) Festivali i Ideve Rinore (34) Festivali i Ideve Rinore (33) Festivali i Ideve Rinore (31) Festivali i Ideve Rinore (30) Festivali i Ideve Rinore (29) Festivali i Ideve Rinore (36) Festivali i Ideve Rinore (38) Festivali i Ideve Rinore (47)
Festivali i Ideve Rinore (39)
Festivali i Ideve Rinore (44) Festivali i Ideve Rinore (46)Festivali i Ideve Rinore (48)

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës