Jo të gjitha vitaminat janë të shëndetshme, ja ato që duhet të merrni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Shumë prej nesh marrim vitamina çdo ditë duke e parë këtë mundësi si një rrugë efektive dhe aspak të  shtrenjtë për të na mbajtur të shëndetshëm. Këto shtesa ndihmojnë në shmangien e mungesave të  vitaminave që mund të jetë shumë të rrezikshme për shëndetin. Në shtetet e bashkuara të Amerikës, më shumë se sa gjysma e popullsisë konsumon vitamina dhe llojet më të përdorura janë multivitaminat.  Në çdo dyqan të vogël apo të madh shiten vitamina dhe ato mund të sigurohen lehtë. Nga ana tjetër, jo të gjitha vitaminat janë të shëndetshme, aq më pak kur mendoni që t’i përdorni çdo ditë .vitamina

Nëse ju nuk keni  mungesa të theksuara vitaminash dhe i merrni këto të fundit me idenë se ju bëjnë mirë,  gaboheni. Marrja e këtyre vitaminave nuk është thelbësore. Disa studime kanë treguar se marrja në doza të përditshme të disa vitaminave mund të jetë e dëmshme. Më poshtë paraqiten disa vitamina që  nuk kanë efekte negative.

  1. Vitamina D

E marrë si ndihmuese, vitamina D është shumë e dobishme duke ia kaluar për nga  dobitë që ofron edhe vitaminave më të përdorura A, B dhe C. Kërkimet kanë treguar se kjo vitaminë mund të rrallojë  gripin dhe efektet e tij, sidomos tek fëmijët. Tek të rriturit kjo vitaminë redukton frakturat dhe përforcon kockat.

  1. Vitamina B3

B3 është e rëndësishme sepse përmirëson  shumë gjendje shëndetësore ku përfshihen sëmundja e alcajmerit, diabeti, dhimbjet kronike të kokës dhe kolesteroli i lartë. Një studim i vitit 2010 ka treguar se B3 ul ndjeshëm dhe rrezikun e goditjeve në zemër.

  1. Vitamina B12

Një vitaminë tjetër që ia vlen të merret është vitamina B12. Është e dobishme në metabolizëm dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. B12 është vitamina ideale për të rriturit , vegjetarianët dhe të sëmurët me anemi.

  1. Acidi folik

Kjo përfshihet gjithashtu në familjen e vitaminave B dhe ndihmon  në shëndetin e shtyllës kurrizore dhe trurit. Kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e ARN-së dhe ADN-së. Pasja e një sasie të mjaftueshme në trup të acidit folik  parandalon ndryshimet  që ndodhin në ADN dhe që shkaktojnë kancer.

Katër vitaminat e përmendura më lart janë cilësuar si të padëmshme edhe po të merren  në doza ditore.  Në mënyrë suprizuese vihet re se vitamina C nuk këshillohet. Marrja e kësaj vitamine në formë të përqendruar në pilulë nuk është e nevojshme, duke qenë se lista e ushqimeve  nga të cilat përfitojmë vitaminën C është shumë e madhe.

Burimi: Steth News / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve