Kryefaqja Box 6 Kanceri i merr jetën aktorit amerikan

Kanceri i merr jetën aktorit amerikan

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Aktori amerikan Miguel Ferrer ka humbur betejën kundër kancerit në fyt, sëmundje nga e cila vuante prej disa vitesh, duke ndërruar jetë ditën e djeshme.

Aktori, i njohur për rolin e tij si Owen Granger në serialin “NCIS: Los Angeles” ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Ferrer ishte djali i fituesit të çmimeve Academy Award dhe Tony, José Ferrer, dhe këngëtares Rosemary Clooney.

“Aktori Miguel Ferrer ndërroi jetë këtë mëngjes pasi humbi betejën e tij me kancerin”, njoftojnë mediat amerikane.

“Ai ishte i rrethuar nga familjarët dhe miqtë më të afërt, si bashkëshortja  e tij Lori, djemtë Lukas dhe Rafi, dhe motrat e vëllezërit.

George Clooney, kushëri me të ndjerin, pasi zhvilloi homazhe pranë familjes së Ferrer u shpreh: “Sot historia do të shënojë ndryshime të mëdha në botën tonë dhe humbja më e madhe është dita që Miguel Ferrer humbi betejën e tij me kancerin në fyt. Por ai nuk ka humbur për familjen e tij”.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here