Ku janë ilaçet për të sëmurët me kancer?

Denisa Canameti

Onkologjiku, 22 janar 2015

Shërbimi i Onkologjisë, janar 2015

Kimioterapia përbën shtyllën e trajtimit të kancerit. Ajo bën të mundur çrrënjosjen e qelizave tumorale të përhapura në organizëm me gjakun. Trajtimi sistematik me kimio përmirëson dukshëm shëndetin e të sëmurëve me kancer. Në përgjithësi në varësi të skemës së mjekimit, ajo mund të jetë ditore (ambulatore) ose në rastet e tjera, e shtrirë në harkun e disa ditëve ku për pacientët është i mundur hospitalizimi.

Por çfarë u ofron spitali onkologjik këtyre personave të hospitalizuar me kancer? Janë pyetje të pafundme që mund të ngrihen për QSUT-në, për spitalet dhe kushtet që ato ofrojnë. Janë 1000 dyshime që mund të hidhen në ato suksese që numërohen nga Ministria e Shëndetësisë. Sigurisht që QSUT-ja e Tiranës nuk është shembulli më i mirë i një spitali, edhe pse është spitali qendror, spitali që (mirë) pret mijëra njerëz brenda një dite. Është thënë se që në 365 ditët e para të qeverisjes është bërë i mundur mbulimi me medikamente i të gjithë spitalit. Nuk do të ketë më pacientë që do të dalin jashtë spitaleve për medikamente. Realiteti tregon ndryshe, pacientët flasin ndryshe.

Ilaçin e kimios pacientët e shtruar në spitalin onkologjik të Tiranës e blejnë me paratë e tyre. Një ilaç që kushton jo pak, por 2 500 – 3 000 lekë të reja. Një medikament tepër i shtrenjtë për pacientë që kanë një nivel mesatar jetik.

Postime të ngjashme

5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike