Ky ushqim është parandaluesi më i mirë i problemeve të stomakut, madje edhe kancerit!

Ju tashmë e dini se shumë ushqime kanë veti kurative madje edhe parandaluese. Një ndër këto ushqime është edhe lakra e freskët apo edhe turshi. Lakra turshi është një nga ushqimet tradicionale dimërore dhe është e pasur me vitaminë C. Lakra Dieta dhimbje stomakuturshi është vlerësuar si një liaç dhe mund të përdoret për trajtimin e një sërë sëmundjesh si trajtimin e diabetit, sëmundjeve inflamatore, sëmundjeve të stomakut, madje edhe kancerin.

100 gram lakër turshi përmban rreth 20mg vitmaninë C dhe sasi të konsiderueshme vitamine A, B12, acid folik, magnez, hekur, fosfor, kalcium, kalium, natrium, fibra dhe proteina. Lakra e kuqe është deri në shtatë herë më efektive se lakra e bardhë, ngjyra e saj tregon se përmban antocianinë shëruese. Ja disa përfitime të tjera që do të keni nëse konsumoni çdo ditë në sasi të moderuar lakër turshi:

  • Shëron lëkurën e dëmtuar nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UV
  • Redukton stresin
  • Rrit qëndrueshmërinë
  • Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, sepse është e pasur me vitaminë B12
  • Forcon sistemin imunitar
  • Ka efekt pozitiv në organet e tretjes, stomakut dhe zorrëve
  • Ndihmon në nxjerrjen e substancave të dëmshme nga organizmi
  • Ul nivelet e kolesterolit të keq

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës