Ndërveprimi nëpërmjet rrjeteve online, pagesat online dhe telefon, industria më e re në Shqipëri!

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

shomoWorkshopi me temë “Ndërveprimi nëpërmjet rrjeteve online” i fokusuar tek industria më e re në Shqipëri, pagesat online dhe telefon, ishte eventi i radhës i Innovation Hub,  si gjithmonë me fokus inovacionin tek sipërmarrësit e rinj. Ky takim kishte për qëllim ndërveprimin me njëri tjetrin duke sfiduar idetë dhe duke nxitur kreativitetin e të pranishmëve. Tematikat kryesore që u shtruan gjatë këtij takimi ishin sfidat, rreziqet, eksperiencat personale apo dhe frika ndaj suksesit ose dështimit, të cilat u trajtuan si bashkëudhëtarë të procesit krijues.

Moderatorja e eventit znj. Lindita Shomo, drejtore ekzekutive e Easy pay Albania, foli rreth eksperiencave profesionale dhe personale, si dhe për rëndësinë e një bashkëpunimi efektiv dhe effiçent të një sipërmarjeje të re.

shomoo-2Ajo foli rreth pagesave me celular dhe pagesave online nëpërmjet programit Easy pay, duke i konsideruar ato si një lehtësim për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. “Duke futur një gjë të re në treg, ti po eksperimenton, prandaj duhet të marrësh parasysh se mund të përballesh edhe me sfida gjatë rrugës, por i rëndësishëm është produkti që ti merr në fund të ditës i cili të jep sadisfaksion. Duhet shumë punë, jo vetëm ide, prandaj dhe ndodh të shohim kaq pak startuap-e të suksesshme në Shqipëri” tha Shomo duke inkurajuar të pranishmit të përballen me çdo vështirësi dhe sfidë që mund të hasin në fillimet e krijimit të një biznesi të ri. Ndërtimi i besimit, bashkëpunimi, vizioni i qartë apo qëndrueshmëria e biznesit ishin disa nga pikat më të forta që Shomo evidentoi gjatë prezantimit të procesit të krijimit të një biznesi të qëndrueshëm dhe pse jo fitimprurës”

shomo-3Pjesëmarrësit e interesuar ishin të shumtë, mes tyre edhe të rinj sipërmarës të cilët morrën përgjigje konkrete rreth hapave që duhet të ndjekin në të ardhmen për të ndërtuar një sipërmarrje të qëndrueshme dhe të suksesshme.

“Ka shumë gjëra që mungojnë, shumë ide që nëse vijnë në tregun Shqipëtar, mund të rezultojnë shumë të suksesshme” Përfundoi Shomo duke premtuar takime pasuese të cilat do ndihmojnë të rinjtë në idetë e tyre inovative drejt suksesit.

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit