Kryefaqja Box 5 Obeziteti, faktor riskues për zhvillimin e sëmundjeve të veshkave

Obeziteti, faktor riskues për zhvillimin e sëmundjeve të veshkave

0
Shpërndaje

Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit të enjten e dytë të muajit mars dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për parandalimin në kohë të problemeve me veshkat. Kjo ditë është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave në shëndetin e përgjithshëm.

Tema për vitin 2017 është: Sëmundja e veshkave dhe obeziteti

Obeziteti përkufizohet si një akumulim jonormal ose i tepërt i dhjamit, që mund të dëmtojë shëndetin. Në vitin 2014, mbi 600 milionë njerëz në të gjithë botën ishin obezë.

Obeziteti është një faktor rreziku potencial për zhvillimin e sëmundjeve të veshkave. Ai rrit rrezikun e zhvillimit të faktorëve kryesorë riskues të Sëmundjeve Kronike të Veshkave, si diabeti dhe hipertensioni, dhe ka një ndikim direkt në zhvillimin e sëmundjes renale të fazës së fundit dhe sëmundjeve kronike të veshkave: tek personat obezë veshkat duhet të punojnë më fortë, duhet të filtrojnë më shumë gjak se normalisht për të plotësuar nevojat metabolike të rritjes së peshës trupore. Funksionimi i tepërt mund të dëmtojë veshkat dhe rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave në periudha më afatgjate.

Lajmi i mirë është se obeziteti, ashtu si sëmundja kronike e veshkave, mund të parandalohen. Edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për rreziqet që sjell obeziteti, ndjekja e një stili jete të shëndetshëm, i cili përfshin ushqyerjen e duhur dhe të qenurit aktiv në jetën e përditshme, mund të ndihmojnë në mënyrë të theksuar parandalimin e obezitetit dhe sëmundjeve të veshkave.

Dita Botërore e Veshkave për vitin 2017 promovon edukimin mbi rreziqet e obezitetit dhe lidhjen e tij me sëmundjet e veshkave, advokimin për një stil jete të shëndetshëm dhe veprime politike të shëndetshme, të cilat i bëjnë sjelljet parandaluese të përballueshme nga individët.

 Lidhja mes obezitetit dhe sëmundjes së veshkave

Personat obezë janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e veshkave, sidomos ata që vuajnë edhe nga diabeti dhe hipertensioni.

Sipas OBSH-së, deri në vitin 2050, obeziteti do të prekë 18% femra dhe mbi 21% meshkuj në të gjithë botën. Në disa vende obeziteti është i pranishëm në më shumë se 1/3 e të rriturve dhe ka ndikim të konsiderueshëm në shëndetin e dobët dhe kostot mjekësore vjetore të larta.

Obeziteti rrit rrezikun e vdekjes dhe bëhet shkak i shfaqjes së disa sëmundjeve, si sëmundjet e zemrës, diabeti, hipertensioni, kolesteroli i lartë, apnea obstruktive e gjumit, dhjamosja e mëlçisë, osteoartriti, lloje të ndryshme kanceri, çrregullimet mendore etj.

Obeziteti është gjithashtu një faktor riskues potencial për zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave dhe sëmundjes renale të fazës së fundit. Njerëzit që janë mbipeshë ose obezë kanë 2-7% më shumë gjasa që të preken nga këto sëmundje, krahasuar me ata që kanë një peshë normale.

Në ditën Botërore të Veshkave, Spitali Continental ofron vizitë neurologjike falas për të gjithë ata që telefonojnë tani në nr. 355 69 700 4000.

Gjithashtu, gjatë gjithë muajit mars mund të përfitoni ulje për kontrollin e plotë të veshkave.

Burimi: Who.int / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here