denoncim_persona me diabet

Fëmijë, të rritur, pleq, invalidë e të sëmurë mendor kanë për orë të tëra që presin në radhë në Zyrën e KMCAP në Fier për të dalë në Kemp. Duke qenë se nuk është përcaktuar një orar i saktë i daljes në komision sipas kategorive të të sëmurëve, persona të moshave të ndryshme, me probleme fizike dhe mendore, kanë që në orët e para të mëngjesit që presin në radhë.

Një qytetar ka denoncuar tek Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet shqetësimin lidhur me mënyrën e daljes në komision të personave me aftësi të kufizuar.

Kjo foto përmban fëmijë, të rritur, pleq, njerëz me probleme shëndetësore, të gjithë që variojnë sa nga një sëmundje në tjetrën. Me probleme mendore ose fizike, apo shkaqe te tjera . Ora është 15:13 min. Këtu ka pleq dhe persona me probleme mendore në pritje prej ore 08:00. 

Lind pyetja: Nëse personi me aftësi mendore jo të mira për shkak të pritjes më se të zgjatur bëhet i dhunshëm, kush do të mbajë përgjegjësi për dëmet njerëzore që mund të shkaktohen?!
Por nëse ndonjë fëmije do t’i shfaqet ndonjë komplikacion akoma më i madh me pasoja fatale?! / http://shendeti.com.al/