Pretendimet e pacientëve të dializës për barna e analiza

Shoqata e pacientëve të dializës është formuar në mënyrë zyrtare në vitin 2007. Në total si numër, në të gjithë Shqipërin regjistrohet të jenë mbi 1000 pacientë. Seancat kryhen tre herë në jave dhe nga katër ore secila, në shërbimin publik dhe shërbimin privat. Pacietët që marrin shërbim në të dy sektorët (publik dhe privat) përmes zërit të nënkryetares Alma Sheme, artikulojnë këto problematika:

E para, janë ilaçet. Ilaçet kryesore që i duhen një pacienti dialize, shteti shqiptar nuk i ka futur fare në sistem. Ne duhet t’i sigurojmë ose nga jashtë, përmes miqve, ose në farmacitë greke, por me porosi gjithmonë, ndryshe dhe aty s’i gjen. (“E drejta për akses”, Pika 2 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

E dyta, pjesën më të madhe të anlizave detyrohemi t’i bëjmë në privat, pasi QSUT nuk siguron  as bërjen e analizës së hepatitit, as të ngarkesës virale, as të hekurit në gjak dhe as të paratiroides. Theksoj këtu që këto janë analiza jetike për ne dhe duhet ti bëjmë disa herë në vit, dhe të gjitha i paguajmë nga xhepi ynë. Mjafton të përmendim analizën e prografit për pacientët që kanë kryer transplant veshkash. Një analizë e tillë që nuk bëhet në asnjë spital shtetëror, kushton të paktën 12.000 lekë të reja dhe bëhet 3-4 herë në muaj.(“E drejta për akses”, “E drejta për të marrë shërbim shëndetësor cilësor të standarteve të larta”, Pika 2 dhe Pika 8 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

E treta, pacientëve të dializës u bëhet një sorollatje e tepërt, si për ilaçet, si për analizat, si për dokumente. Në çdo vend të botës pacientit ia sjellin ilaçet tek komodina, ndërsa këtu tek ne vetëm sorollatje. Një pacient dialize, nga cilido qytet qoftë ai detyrohet të vijë një herë në muaj në QSUT  vetëm për të marrë ilaçet kryesore, pasi shteti nuk ia çon atje ku merr dhe dializën. (“E drejta për të respektuar kohën e pacientëve”, Pika 7 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

E katërta, pacientët e dializës detyrohen ta marrin këtë shërbim ku t’i caktojë shteti. Nëse unë nuk dua ta bëj dializën tek x spital privat, pse duhet të detyrohem të shkoj atje!? (“E drejta e zgjedhjes së lirë”, “E drejta për marrjen e pëlqimit”, Pika 4 dhe  5 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

E pesta, tarifat e transportit nuk e mbulojnë koston ditore që i duhet një pacienti dialize për të shkuar nga qendra në shtëpi e anasjelltas. Me hapjen e qendrave nëpër rrethe deri diku është përmirësuar, por gjendja vazhdon të jetë ende  e keqe në Lushnjë, Berat e Lezhë ku vazhdimisht unë kam ankesa. ( “E drejta për akses”, Pika 2 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)./ ProPacientit.com/

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin