Propofoli, prej 2 javësh mungesë në QSUT. Ohri: Ka alternativa, nuk ka krizë

Denisa Canameti / Shëndet+

Ilir Ohri

Propofoli, një medikament që përdoret për anestezinë kirurgjikale, ka dy javë që nuk gjendet në QSUT.

Pas denoncimit në redaksi të këtij problemi, gazeta “Shëndet+” iu drejtua shefit të shërbimit të Anestezi Reanimacionit, Ilir Ohri, i cili u shpreh se ky medikament “mund të mungojë”.

“Po mungoi ky medikament, nuk do të thotë që ndërpriten operacionet.  Është një alternativë anesteziku, që është për raste më të veçantë. Nuk është alternativë që mbyllet spitali, nuk krijon krizë në sallën e operacionit” tha Ohri.

“Janë raste shumë të rralla kur mund të bësh anestezi vetëm me propofol. Ka kombinime nga më të ndryshme të ilaçeve. Si rregull është që ky medikament duhet të ekzistojë në spital. Ka raste kur i sëmuri mund të ketë alergji nga anestezikët e tjerë dhe del që vetëm nga propofoli jo, por këto janë kaq raste të rralla.

Pyetjes a është propofoli alternativa më e mirë, Ohri i përgjigjet me jo. “Propofoli është pak komerçal. Që do të thotë është i kushtueshëm. Ka alternativa të tjera” u shpreh Ohri.

Diprivian është një mjet anestezik, gjerësisht i përdorur në dhomat e operacionit për të shkaktuar pavetëdijen. Gjithashtu i njohur si ” Propofol” ai merret përmes venave. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve