Kryefaqja Box 1 Qeni ‘hero’ i shpëton jetën fëmijës me Sindromën Down

Qeni ‘hero’ i shpëton jetën fëmijës me Sindromën Down

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shendet+: Blertina Koka

Një fëmijë i vogël është shpëtuar nga qeni i familjes pasi njoftoi nënën e tij se ishte mbyllur brenda një makine tharëse rrobash. 5-vjeçari Riley Gedge-Duffy, i cili vuan nga sindroma down, pësoi djegie në krahë, shpinë dhe kokë pasi makina tharëse nisi të punojë automatikisht, me djalin brenda.

“Ai ishte futur në makinën tharëse dhe kur kishte mbyllur derën, makina kishte filluar të punojë automatikisht,” tregon babai i djalit, Aaron Duffy.

Nëna e tij kishte kuptuar se diçka nuk shkonte kur qeni i tyre, Teddy, kishte filluar të lehë dhe të tërheqë gruan për krahu.

“Bashkëshortja ishte në katin sipër duke nderë rrobat, djali tjetër ishte duke parë televizor dhe qeni e njoftoi bashkëshorten se po ndodhte diçka e pazakontë”, tregon z. Duffy.

“Ata shkuan poshtë dhe qeni filloi të rrotullohej rreth makinës tharëse”.

Nëse qeni nuk do ta njoftonte nënën në kohë, pasojat mund të kishin qenë fatale.

Aaron tregon se është hera e dytë që qeni u shpëton jetën. Vetëm para disa muajsh ai i kishte lajmëruar se kishte marrë flakë karikuesi i iPhone-it.

Burimi: Daily Mail 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here