Sallatë me panxhar dhe karota të grira

sallate

Blerina Bombaj, dietologe

Ka një shkollë mendimesh se ngjyrat e forta të ushqimeve mbartin vlera të mëdha ushqyese. Kjo është shumë e vërtetë për sa i përket antioksiduesve, pasi ata në vetvete janë pigmente, që i japin ngjyrën përkatëse bimës, në më të shumtën e rasteve. Për këtë arsye, ne kemi krijuar këtë sallatë, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokallin e karotës dhe jeshilen e nenexhikut ofrojnë një kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese.

Përbërësit:

  • 2 lugë të mëdha lëng portokalli
  • 2 lugë të vogla lëng limoni
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1/2 lugë të vogël xhenxhefil të freskët të grirë
  • 1/4 lugë të vogël kripë deti
  • 1 kupë karota të grira në fije
  • 1 kupë panxhar të gjallë të grirë në fije
  • 2 lugë të mëdha nenexhik të freskët

Përgatitja:

  1. Përzieni në një tas lëngun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhenxhefilin deri sa të bëhen salcë e lidhur.
  2. Ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.
  3. Më pas i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave, dhe në fund i hidhni përsipër nenexhikun.
  4. Sipas dëshirës mund t’i shtoni shegë ose rrush të thatë.

 

  • Koha e gatimit: 10minuta.
  • Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme