Shenjat që ju tregojnë se duhet ta ndaloni konsumimin e glutenit menjëherë

Gluteni është proteina që gjendet tek gruri, elbi, thekra dhe tek ushqimet e tjera që kanë karbohidrate. Një numër mjaft i madh glutennjerëzish janë diagnostikuar me intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake. Rreth 15% e njerëzve në SHBA nuk duhet të konsumojnë fare gluten, shikoni simptomat e mëposhtme që tregojnë intolerancën ndaj glutenit:

  • Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, gazra, diarre apo kapsllëk menjëherë pasi hani gluten.
  • Nëse ju bëhet lëkura me kokrriza apo si “lëkurë pule” në pjesën e pasme të krahëve apo në gjunjë. Kjo bëhet për shkak të mungesës së acidit yndyror dhe vitaminës A, të cilat shkaktohen nga konsumimi i glutenit.
  • Nëse ndiheni të lodhur ose kur pamja ju bëhet e mjegullt pasi hani ushqim me gluten.
  • Kur vuani nga sëmundje të tilla si ulcerë, lupus, psoriasis, sklerozë e shumëfishtë etj.
  • Kur ndjeni disbalancë, marramendje apo simptoma të tjera neurologjike.
  • Kur keni dhimbje të mëdha koke pasi hani gluten.
  • Kur keni dhimbje, enjtje, acarim të gishtërinjve apo gjymtyrëve pasi hani gluten etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës