TFL, trajnim me Rrjetin e Shoqatave të Pacientëve për hartimin e strategjisë

Together for life, organizoi sot trajnimin e shoqatave të pacientëve, lidhur me hartimin e një plani strategjik për secilën prej tyre. Trajnimi kishte si synim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor përmes forcimit të shoqatave të pacientëve dhe advokimit për rritjen dhe mirëmenaxhimin e buxhetit në shëndetësi.

“Përmes forcimit të shoqatave të pacientëve, rrisim ndikimin e tyre në sistemin shëndetësor njësoj si organizatat simotra në të gjithë botën. Duke qenë të përfaqësuar pacientët do të mund të kthehen në një zë të fuqishëm dhe në një mendje të ditur për të drejtat institucionale dhe ligjore. Sepse shëndeti nuk është dhuratë për askënd, nga askush. Është detyrim kushtetues për gjithsecilin nga ne”. Këto ishin fjalët përmes të cilave Egla Bardhi, drejtore e shoqatës Together for life, nismëtare e krijimit të rrjetit të shoqatave të pacientëve, shpjegoi që në krye të herës thelbin e aktivitetit të sotëm.

Pjesëmarrëse në këtë trajnim ishin: Shoqata e Diabetit, Europa Donna Albania, Sue Ryder Albania,  Shoqata e Pacientëve me Sëmundje Malinje të Gjakut, Shoqata e Pacientëve të Hemodializës.

Ky trajnim do të pasohet nga një cikël trajnimesh të tjera.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve