Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht

Situata e krijuar e viruseve të përhapur javët e fundit në kopshte dhe në shkolla ka bërë që Ministria e Arsimit të hartojë një udhëzim të ri, në bazë të të cilit asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në kopsht dhe shkollë pa i kryer më parë të gjitha vaksinat. Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit, pas alarmit të muajve të fundit me përhapjen e fruthit, për shkak të mosvaksinimit në kohë të fëmijëve, shkruan Panorama.

Në urdhëresën e saj, MAS ka bërë disa ndryshime në dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar, duke e bërë vaksinimin kusht për t’u pranuar në kopshte e shkolla. E po ashtu, falë reformës së derregullimit, vihet re një reduktim i procedurës së nevojshme për regjistrim, ku raporti i vaksinimeve qëndron në listën e paktë të dokumenteve që duhen dorëzuar. Ndërsa regjistrimi për klasën e parë kushtëzohet nga vaksinimi dhe nga ndjekja e kopshtit.

URDHRI i RI

Për regjistrimet në kopsht nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave.

“Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

Ndërsa, pesë dokumentet e duhura për t’u regjistruar në klasën e parë, në urdhrin e ri reduktohet në vetëm dy të tilla. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraqiten këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera