"Lëviz për kopshtin tim" është një projekt i cili zbatohet nga shoqata "Together for Life" dhe mbështetet nga "Lëviz Albania" dhe financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Ky projekt synon të nxisë angazhimin e qytetarëve të Tiranës për të ushtruar kontroll mbi vendimmarrjet dhe proceset këshillimore të Bashkisë për kopshtet e kryeqytetit. Të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë më shumë mbi funksionimin e kopshteve, mbi adresarin, ligjet, si dhe të gjithë ata që duan të denoncojnë raste të ndryshme shkeljesh, janë të ftuar që këtë faqe ta kthejnë në përparësinë e tyre. Në këtë mënyrë, të gjithë së bashku, mund të ofrojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët e Tiranës.