Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore

 

Enkel Xhangoli

Përmirësimi i sistemit shëndetësor ka qenë një ndër  premtimet kryesore  të  çdo qeverie të ardhur  në pushtet pas viteve ’90, por nëse do të bëhet një bilanc, do të shikonim se sa pak është zhvilluar ky sektor. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta ‘Shëndet+’, pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, shikohen  qartë radhët e gjata të qytetarëve.

Ky problem, tashmë i përvitshëm, më i theksuar shfaqet  në ambientet  e urgjencës, ku në pamundësi  për të përballuar me shtretër fluksin e lartë të pacientëve, mjekët janë të detyruar që ndihmën e parë t’ua japin në stolat e vendosur për  vizitorët.

Ndërkohë pak metra nga stolat e vizitorëve ndodhet i shtrirë në një krevat të vendosur në korridor një tjetër pacient, i cili po merr serum pa praninë e mjekut apo të ndonjë  infermieri./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve