Foshnjat kurohen nga kanceri nëpërmjet një trajtimi “mrekulli”

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Dy foshnje, 16-muajsh dhe 11-muajsh, të cilët ishin diagnostikuar me leucemi të fazës së fundit, janë kuruar nëpërmjet një teknike revolucionare.

Layla Richards, 16-muajshe, dhe një bebe tjetër 11-muajsh, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, janë injektuar me qeliza imunitare të projektuar gjenetikisht, tek një spital në Londër.

Shkencëtarët kishin projektuar qelizat imunitare për të sulmuar qelizat kancerogjene, duke qenë se metodat tradicionale për trajtimin e foshnjave nuk kishin funksionuar.

Një vit më vonë, mjekët e kanë përshkruar reagimin e fëmijëve ndaj këtij trajtimi si ‘pothuajse një mrekulli’. Ai mund të konsiderohet edhe si trajtimi i parë i kancerit në botë që rezulton me sukses.

Trajtimet që përdorin qelizat e projektuara T, të njohura zakonisht si CAR-T, nuk janë bërë akoma komerciale, megjithatë ato kanë dhënë rezultate pozitive kundër kancerit të gjakut.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor