Boronica e kuqe, parandalon infeksionet, forcon zemrën dhe trurin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nga lëngu dhe marmelata deri tek sërvirja e freskët ose e thatë, boronicat e kuqe janë padyshim një super ushqim që i sjellin përfitime të shumta shëndetit.

Boronicat e kuqe janë një burim i pasur i antioksiduesve, të cilët mund të parandalojnë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i zorrës.boronica e kuqe

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat e kuqe rrisin gjithashtu metabolizmin, duke i ndihmuar kështu njerëzit të mbajnë trupin në formë.

Ata mbrojnë gjithashtu zemrën dhe përmirësojnë sistemin imunitar. Një studim i ri, i kryer tek kafshët, ka zbuluar se boronicat e kuqe mbrojnë trupin nga infeksionet.

Sipas autorit kryesor të studimit, Jeffrey Blumberg, boronicat e kuqe janë të pasura me polifenolë dhe përbërës të tjerë bioaktivë, të cilët ndërveprojnë së bashku dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ai thotë se boronicat “mund të sigurojnë funksione antioksiduese dhe anti-inflamatore, që përfiton sistemi kardiovaskulaer, metabolizmi dhe funksioni imunitar”.

Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll gjithashtu tensionin e gjakut, ndërsa lëngu i tij mund të përdoret për të menaxhuar nivelet e glukozës tek pacientët me diabet të tipit 2.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit