Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve

Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Zhaneta Beqiri, sqaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, menunë e re për fëmijët.

Beqiri  tha se menynë e re e konsumojnë të gjithë fëmijët dhe se prindërit janë besimplotë në mirëushqyerjen e fëmijëve të tyre.

Në studio ajo informoi publikun për ndryshimet që ka pësuar menuja dhe tregoi detaje të reja rreth saj, shkruan BalkanWeb.

Prej ditësh kemi hedhur online fletët e analizave të ushqimeve. I mirëpresim prindërit të shohin vendin ku gatuhet e serviret ushqimi. Menuja është e vërtetë që iniciohet nga prindërit, ky mendim përcillet  nga Ministria e Shëndetësisë, nga ekspertë dhe nga Blerina Bombaj që ka qenë eksperte e jashtme.

Çfarë ndryshime ka pësuar menuja?

Zhaneta Beqiri: U hoq buka me gjalpë me cokokrem dhe është vendosur tërshëra me kos e fruta të stinës. Porcioni i tërshërës ndryshon nga mosha në moshë. Duhet të plotësohet kalorazhi sipas grupmoshave dhe duhet ruajtur raporti karbohidrate, sheqerna, yndyra. Drithërat zëvendësojnë miellin që përdorej për mualebi, reçeli është bërë pjesë e përgatitjes e vaktit të mbasdites. Keku me gjalpë është hequr, është vetëm një ditë. Kemi hequr vajin e gatimit dhe gjalpin dhe kemi vendosur vaj ulliri të virgjër. Ndryshe nga më parë, është lehtësisht e verifikueshme që sasitë e mishit janë të njëjta. Është shtuar pak më shumë mishi i pulës.

Një herë në javë duhet të ushqehemi me peshk? Pse nuk është pjesë?

Zhaneta Beqiri:  Për pamundësinë e ruajtjes, është gjykuar që të hiqet peshku nga menuja. Po yndyrnat e duhur janë menduar të merren nga vaji i ullirit. Vezët janë dyfishuar në sasi përgjatë 5 ditëve.

Menuja pranverë-verë?

Zhaneta Beqiri: I mëshojnë frutave dhe perimeve të stinës. Supat janë të shumta, supa me zarzavate dhe ajo me kungull të verdhë.

Burimi: BalkanWeb 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët