Denoncim: Në spitalin e Durrësit mungojnë medikamentet bazike. Përgjigjet drejtori!

Denisa Canameti

Në redaksinë e “Pro Pacientit” ka mbërritur sot një denoncim, ku thuhet se në spitalin e Durrësit mungojnë edhe medikamentet më bazike.

“Nuk ka ilaçe. Si në shërbim, ashtu edhe në urgjencë në spitalin e Durrësit ka mungesa në medikamente, duke filluar që nga antibiotikët. Laparosokopia ka kohë që nuk punon. Kështu që njerëzit detyrohen që të operohen ose nga mjekët e spitalit privatisht ose të shkojnë në Tiranë, ku duhet të presin radhën. Si dhe nuk ka filma për të larë grafitë. Ju lutem ngrijeni zërin” shkruan qytetari.

Në nëntor të 2016-s është denoncuar prishja e aparaturës së laparoskopisë. Kanë qenë vetë mjekët e këtij spitali ata që kanë raportuar se laparoskopia nuk punon që prej janarit të këtij viti (2016-s) në Durrës.

“Mund të kemi 2-3 pacientë për laparoskopi në ditë. Vitin që kaloi kemi operuar 70% të pacientëve me gur në tëmth me laparoskopi. Pjesën tjetër me hapje klasike. Pas Tiranës, jemi të dytët që bëjmë kaq shumë laparoskopi. Kemi bërë edhe raste të vështira” kanë thënë mjekët.

Duket se aparatura e laparoskopisë vazhdon që të mos punojë, në një kohë që kanë kaluar më shumë se një vit nga prishja. I kontaktuar nga portali “Pro Pacientit”, drejtori i spitalit rajonal Durrës, Alban Rahomitaj u shpreh se mungesa në medikamente nuk ka:

“Pretendime të tilla më vijnë edhe mua, që nuk ka medikamente apo pse nuk ka medikamente. Por nëse pyesni njerëzit që janë të shtruar këtu apo që marrin shërbim në urgjencë do të shikoni një realitet ndryshe. Unë si drejtues jam gati tu vë në dispozicion çdo dokument/element që ju duhet për të parë gjendjen e farmacisë së spitalit dhe gjendjen e pavijoneve. Nuk ka mungesa siç pretendohet. Janë më tepër perceptime që vijnë nga njerëz të jashtëm”, shprehet Ramohitaj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Aftësia për t’u mërzitur: Ilaçi i fshehur kundër ankthit modern
Vjeshta me viroza! 5 këshilla të arta për ta kaluar me shëndet të plotë
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Kjo është koha më e mirë për të pirë kafe, sipas ekspertëve
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak