Denoncimi i TFL: Qytetarët zaptojnë hapësirat e kopshteve. Bashkia nis “luftën” e shpronësimeve

“Çfarë është e imja, është e imja dhe çfarë është e shtetit është prapë e imja”. Mund të përkufizohet në mënyrë kaq komike mentaliteti i dobët i disa qytetarëve për të zaptuar hapësirat publike. Nuk ka tolerancë edhe kur këto hapësira kërkohet të shfrytëzohen për të mirën e komunitetit. Si për shembull, për ndërtimin e kopshteve, shkollave, çerdheve apo qendrave sociale.

Kjo situatë ka sjellë që kopshtet të ndajnë hapësirat me familjarët. Në kopshtin numër 34, për shembull, një derë e ndan kopshtin nga shtëpia. Problemi i pronësisë është një nga problemet e dala gjatë monitorimit të kopshteve nga shoqata “Together for life”, në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim“.

Kopshti numër 34, kopshti numër 17 dhe kopshti Kodër Kamëz, janë përballur prej vitesh me ngërçe të tilla që kanë vështirësuar punën e personelit, si edhe qëndrimin e fëmijëve. Kjo problematikë, e pasqyruar në median e shkruar, por edhe e artikuluar në forumet e realizuara me përfaqësues të Bashkisë, duket se ka vënë në lëvizje këta të fundit të cilët kanë nisur menjëherë nga puna për marrjen e masave.

Në një takim (pas përfundimit të monitorimit) me drejtoreshën e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) , Zhaneta Beqiri midis të tjerash tha se një nga prioritet dhe sfidat e kryetarit të Bashkisë lidhur me kopshtet dhe çerdhet është pikërisht zgjidhja e çështjes së pronësisë.

“Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s’e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt”. Ka qenë fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj në inagurimin e ambienteve të Kopshtit numër 17. Pas dy vitesh pezullim, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën e këtij kopshti, i cili ka mirëpritur 120 fëmijë të ndarë në 4 grupe. Puna vazhdon edhe në kopshtin 34, fëmijët e të cilit janë vendosur në ambientet e një kopshti tjetër./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve