Kryefaqja Box 5 Ekspertët: Mund të mposhtim sidën dhe turbekulozin, por…

Ekspertët: Mund të mposhtim sidën dhe turbekulozin, por…

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Sida, Turbekulozi dhe malaria janë epidemi që mund të mposhten, por fillimisht duhet të kalojmë një pengesë: rezistencën e antibiotikëve, që po vënë në rrezik miliona jetë njerëzish. Këto sëmundje vazhdojnë të vrasin, sidomos në Afrikë, ku përbëjnë shkakun e parë të vdekjeve në radhët e popullsisë në moshë të re dhe mes grave në moshën e riprodhimit. Mark Dybul

“Mund t’i ndalim epidemitë e HIV-it, tuberkulozit dhe malaries në të gjithë botën brenda vitit 2030. Brenda 2020-ës do të mund të eliminojmë malarien në 21 vende”, ka deklaruar Mark Dybul, drejtor i Global Fund, rrjeti global i ngritur për t’i dhënë fund këtyre sëmundjeve.

Por, ka shtuar Dybul, nëse nuk ndërhyhet në kohë, ekziston rreziku i rezistencës ndaj ilaçeve. “Kjo ndodh kur mjekimet ndërpriten papritur, ose nëse nuk jepen dozat e duhura”, ka thënë Dybul.

Kërcënim global shëndetësor nuk është vetëm rezistenca ndaj antibiotikëve, por edhe rezistenca ndaj ilaçeve që kurojnë miliona të njerëz të prekur nga malaria, SIDA dhe turbekulozi. Për të folur në lidhje me këtë temë, rrjeti global Global Fund, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe “Fondacionin Bill dhe Melinda Gates” organizuan një takim në Romë.

Falë programit të Global Fund, më shumë se 15 milionë persona në vendet më të varfra po trajtohen aktualisht me ilaçe kund SIDA-së. Numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ka rënë gjithashtu me 40%, ndërsa me turbekuloz ka rënë 41%.

Ndërsa për filantropin Bill Gates, që ka krijuar edhe një fondacion kundër epidemive në vendet e varfra, është jetike që të gjendet një vaksinë kundër SIDA-s.

“Aktualisht janë 3-4 përpjekje, por do të duhet kohë, të paktën 8 ose 10 vjet për të arritur tek një vaksinë e sigurt”, ka deklaruar Gates.

Burimi: Repubblica.it / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here