Filmat horror, një mënyrë e frikshme për t’u dobësuar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ju pëlqen të shikoni filma horror? Kemi një lajm të mirë për ju. Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i filmave horror mund të rrisë përkohësisht sistemin imunitar.film-horror

Hulumtuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror.  Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion.

Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar.

Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.

Një studim i kryer në vitin 2012 nga Universiteti Westminster mati numrin e kalorive të djegura nga vullnetarët që shikuan 10 filma horror.

Mesatarisht, secili film ndihmoi në djegien e 113 kalorive, e barasvlershme me 30 minuta ecje. Filmi më i mirë në këtë rast ishte “The Shining”, që ndihmoi në djegien e 184 kalorive.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni fara chia
Si ndikon lëngu i karotës në shëndetin tuaj
Ekspertët ndajnë ushqimet dhe pijet më të mira për të ndihmuar në luftimin e refluksit
Cilat vitamina janë më të mirat për zemrën tonë?
Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret i recetës
Luftoni depresionin me këtë frut!
Kur duhet të merrni magnez që të jetë vërtet efektiv?