Ja pse japonezët nuk shëndoshen kurrë dhe jetojnë më gjatë

A e dini se jetëgjatësia mesatare në Japoni është 84 vjeç? Kjo është edhe arsyeja përse ata, prej 25 vitesh tashmë, mbajnë rekordin si vendi në të cilin gratë jetojnë më gjatë. Jo vetëm që jetojnë më gjatë, por duket edhe sikur kalimi i viteve nuk ka asnjë ndikim te ata. Dhe duket se sekreti i kësaj gjëje qëndron në kuzhinën e tyre.japoneze

Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama ka botuar një libër në të cilin thotë se kuzhina tradicionale japoneze është e bazuar në ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Ushqime të tipit peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil konsumohen rregullisht çdo ditë dhe të gjitha kanë veti kundër plakjes dhe nuk lejojnë shtimin në peshë (lexo këtu).

Për më tepër, japonezët preferojnë të konsumojnë ushqim të gatuar në shtëpi, sidomos ushqimin tradicional. Japonezët janë ndër konsumuesit më të mëdhenj të peshkut në botë, ata konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut që konsumohet, një shifër kjo mjaft e lartë duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia japoneze zë vetëm 2% të popullsisë së botës.

Fëmijët mësohen që në fëmijëri se si të ushqehen shëndetshëm, ata mësohen që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë ushqimin e tyre, nuk lejohen racione të mëdha ose mbushje përsëri e pjatës, çdo ushqim serviret i veçuar nga ushqimet e tjera. Përveç vaktit kryesor, japonezët konsumojnë edhe oriz, që shërben si zëvendësues i bukës. Ai përbën edhe një nga ndryshimet midis kuzhinës japoneze dhe asaj perëndimore.

Në Japoni mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe zakonisht gjatë tij konsumohet një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh, ku mund të përmendim çajin jeshil, orizin, supën, hudhrat, algat e detit, omëletën dhe peshkun. Japonezët konsumojnë shumë rrallë ushqime me sheqer, dhe në rastet kur i konsumojnë ata marrin sasi shumë të vogla. Kjo nuk ndodh se japonezët nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat por sepse ata janë edukuar që në fëmijëri për ndikimin negativ që ato kanë në shëndetin e njeriut. Përveç mënyrës së të ushqyerit japonezët i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë edhe aktivitetit fizik.

Burimi: Healthy Food Team / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke
Kjo perime mund të parandalojë plakjen e parakohshme, nëse konsumohet në këtë orar
6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët
Pse nuk duhet ta ngrohni ushqimin për fëmijë në mikrovalë?
5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin