Keni menduar ndonjëherë përse nuk keni kockë në penis?

Shkencëtarët britanikë e kanë gjetur përgjigjen: Ata thonë se zgjedhja e meshkujve për t’u bërë monogamë rreth 1.9 milionë vjet më parë çoi edhe në humbjen e kockave në organin gjenital.mashkull

Studimi i ri ekzaminoi zhvillimin evolucionar të kockës së penisit (lat. baculum), tek paraardhësit tanë, të cilët kishin kocka para 50 milionë vjetësh. Me kalimin e kohës, gjatësia e kockës tek disa specie u zgjat më shumë, tek disa u shkurtua, ndërsa tek njerëzit u zhduk fare.

Kjo sipas shkencëtarëve lidhet me marrëdhëniet monogame dhe periudhën e shkurtër të penetrimit, të cilat mund të kenë shkaktuar humbjen e kockës tek organi gjenital mashkullor.

Sipas shkencëtarëve, penetrimi i gjatë aktivitetit seksual – më i gjatë se 3 minuta – lidhej me prezencën e kockës tek organi gjenital i paraardhësve.

Ekspertët zbuluan gjithashtu se konkurrenca e lartë për aktivitet seksual midis meshkujve parashikonte kocka më të gjata tek organi gjenital i meshkujve në kohën e lashtë.

Duke qenë se tani meshkujt priren drejt monogamisë, kanë lidhje vetëm me një femër, nuk ka më konkurrencë midis tyre.

Burimi: Men’s Health / http://shendeti.com.al/