Kartat shëndetësore, prishet sistemi, kaos në Qendrën Shëndetësore Nr.9

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Prishja e sistemit të tërheqjes së kartave për më shumë se 30 minuta në njërin prej sporteleve në Qendrën Nr.9, ka bërë që situata me njerëzit të dalë jashtë kontrollit gjatë ditës së sotme.

Por problemi i prishjes së sistemit nuk është i vetmi shqetësim për pacientët. Ka pacientë që kthehen pas për shkak të gabimeve me listën emërore, ndërsa të tjerë ngrenë zërin se pse karta për të vetëpunësuarit është e vlefshme vetëm për tre muaj.

Kartat e shendetit, Qendra Shendetesore 9  (2)

Arbeni është një ndër ta, i cili mjaft i revoltuar na thotë: Jam i vetëpunësuar e kam 20 e ca vjet që paguaj lekë për shtetin. Çfarë ligji është ky? Rrimë këtu e mbajmë tërë ditën radhën. Kush ështëi vetëpunësuar e bën për tre muaj, andej nga ana tjetër është për 6 muaj.

Edhe sirianët që kanë ardhur nga lufta, e mbajnë për një vit kartën e shëndetit. Pse duhet të vijmë çdo tre muaj për t’u zënë në radhë me njerëzit. Ore le të mos na e japin fare më mirë, e dimë që paguajmë ato lekë më mirë.”

Nënë Jorgjeta është një tjetër paciente e cila ka thuajse tre orë që po pret radhën, e sikurse të mos mjaftojë pritja e gjatë sfilitëse për një të moshuar si ajo, në fund i thonë që nuk ka dhe emrin në listë, por duhet të shkojë dhe njëherë tek qendra e saj Nr.5 për ta zgjidhur këtë problem.

Kartat e shendetit, Qendra Shendetesore 9  (1)

‘’Më thanë nuk kam emrin në listë, e të shkoj dhe njëherë tek qendra ime. Të iki unë nga këtu tek rruga ‘’Him Kolla”, se atje e kam qendrën time, e të vij prap. Mua s’më mbajnë këmbët më, se i kemi dhe fëmijët nëpër punëra. Kush e ka fajin për këtë, unë e kam!?’’

Në fakt, situata e radhëve të gjatë nëpër qendrat shëndetësore nuk është më një gjë e re që me shfuqizimin nga 31 dhjetori i vitit 2015 të librezave shëndetësore si dokument, dhe zëvendësimin me Kartat e Shëndetit.

Pavarësisht se nga ana e Fondit u deklarua se tashmë pajisja me kartë shëndetësore mund të bëhet përmes internetit (kliko këtu), shumë persona, sidomos të moshuarit, të cilët nuk dinë të përdorin kompjuterin, zgjedhin ta bëjnë atë fizikisht, duke çuar në probleme të tilla.

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku