Blertina Koka/ “Shëndet+”
Pamjet që do të shihni në videon e mëposhtme tregojnë një realitet që vështirë se mund të shihet në një vend tjetër, përveç Shqipërisë. Në mungesë të ambulancës, i sëmuri pa ndjenja është transportuar në spital me një mjet të zakonshëm, ndërkohë, nga dera e jashtme deri te ambientet e brendshme, askush nga stafi mjekësor nuk afrohet për ta ndihmuar, dhe për të sëmurin nuk tregohet aspak kujdes e interesim për të gjetur qoftë edhe një barelë./ https://shendeti.com.al/