Kryefaqja Box 1 Kurrë mos i masazhoni bebet me këtë produkt, mund t’u shkaktojë ekzemë

Kurrë mos i masazhoni bebet me këtë produkt, mund t’u shkaktojë ekzemë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Foshnjat nuk duhet të masazhohen me vajra, pasi mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate në lëkurë, paralajmërojnë ekspertët. Prindërit mendojnë se produktet natyrale janë të sigurta, prandaj përdorin vaj ulliri ose luledielli për masazhimin e foshnjave, po ky veprim rrezikon që ata të preken nga ekzema dhe probleme të tjera me lëkurën, thonë ekspertët.bebe

Hulumtuesit shkencor nga Universiteti i Mançesterit thonë se, edhe vajrat natyrale që përdoren për masazhimin e bebeve, mund të dëmtojnë barrierat mbrojtëse tek lëkura e brishtë e tyre.

Ata paralajmërojnë se shumë produkte për kujdesin e lëkurës së fëmijëve në dyqane kanë kaluar vetëm testet kozmetike dhe nuk ka asnjë provë klinike që vërteton se ata janë të sigurt.

1 në 3 fëmijë preken tani nga ekzema e fëmijërisë, krahasuar me 1 në 20 që ka qenë në vitet ’40. Kjo rritje sipas ekspertëve vjen nga dëshira e madhe e prindërve për të përdorur produkte të ndryshme tek fëmijët.

Vajrat zbërthehen në acide yndyrore që dëmtojnë strukturën e lëkurës, dhe lejojnë hyrjen e përbërësve të dëmshëm dhe largimin e tepërt të ujit. Kjo mund të çojë në tharje të lëkurës, çarje dhe probleme të tjera, siç është edhe ekzema.

“Për të shmangur dëmtimin e lëkurës së bebeve, deri në një studim më të thelluar, këshillojmë të mos përdoren vaji i ullirit dhe ai i lulediellit si trajtim për lëkurën e thatë ose masazhimin e bebes”, bën thirrje dr.  Alison Cooke.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here