Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Nëse ju intereson mënyra se si shijon mishi, nuk duhet asnjëherë që ta ngrini, ta lini të shkrihet dhe më pas ta ngrini sërish. E kuptojmë që planet ndryshojnë ndonjëherë, të ftuarit e anulluan vizitën në momentin e fundit dhe darka që kishit planifikuar mbeti në gjysmë – jemi pak të luhatshëm ne si qenie njerëzore. Por, duhet të dini që mishi nuk është aq fleksibël.

Sigurisht që ju mund ta gatuani mishin edhe nëse është shkrirë dy herë dhe ta hani të sigurt. Megjithatë, sipas ekspertëve të shëndetit, shkrirja dhe ngrirja sërish e mishit është i sigurt sa kohë që mishi është shkrirë në frigorifer dhe jo në temperaturë dhome, ose më e keqja, në mikrovalë.

Në këtë rast mishi do të jetë më i thatë dhe i fortë.

Kjo ndodh sepse uji i ngrirë brenda mishit e bën atë më të fortë dhe ia humbet të gjitha vlerat ushqyese.

Burimi: Huffington Post / http://shendeti.com.al/