Përshtati në shqip për gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Nuk ka asgjë më të mirë se frutat e thata dhe këtë e vërteton edhe shkenca: përfshirja e arrave në dietën ushqimore (sikur edhe vetëm një grusht), i sjell organizmit një sërë përfitimesh shëndetësore.arra

Arrat mund të ulin kolesterolin

Sipas një studimi të fundit të kryer tek disa njerëz të grupmoshës 25-75 vjeç, një grusht arra në ditë ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe përmirëson funksionin e murit qelizor të enëve të gjakut. Njerëzit që konsumonin arra thuajse çdo ditë kishin nivele më të ulëta të kolesterolit në gjak krahasuar me ata që i konsumonin shumë rrallë. Përveç kësaj, ata kishin një bel shumë më të hollë se grupi tjetër i personave që nuk konsumonin arra.

Këto fruta të thata janë të pasura me yndyra mono të pangopura, siç janë acidet yndyrore omega 3, të cilat mbrojnë zemrën.

Përmirësojnë kujtesën

Një studim i vitit 2012 zbuloi se përfshirja e arrave në dietën mesdhetare lidhet me një kujtesë dhe funksion më të mirë të trurit.

Antioksiduesit tek arrat ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë edhe sëmundjen e alcajmerit.

Mund të ulin inflamacionin

Acidet yndyrore omega 3 janë lëndët ushqyese më të mira për të luftuar inflamacionin. Përveç peshkut, acidet yndyrore omega 3 mund t’i gjeni edhe tek frutat e thata, sidomos arrat. Këto të fundit janë një nga burimet më të pasura të acidit alfa-linolenik (ALA), që njihet për luftimin e inflamacionit.

Lehtësojnë simptomat e sindromës paramenstruale

Vetëm një grusht arra përmban gati 50% të sasisë së rekomanduar çdo ditë të një minerali të quajtur mangan dhe rreth 11% të magnezit. Të dy këto minerale lehtësojnë simptomat e sindromës paramenstrale, të cilat janë: pagjumësi, luhatje të humorit, dhimbje të barkut dhe pjesës së shpinës.

Mund të ulin tensionin e gjakut

Studimet në lidhje me mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj situatave stresuese kanë treguar se njerëzit që konsumojnë arra nuk kanë probleme me tensionin e gjakut, edhe nëse janë ose jo nën presionin e stresit. Ekspertët mendojnë se kjo lidhet me përmbajtjen e lartë të acideve alfa-linolenike (ALA), të cilat luftojnë inflamacionin.

Burimi: Prevention / http://shendeti.com.al/