Pacientja denoncon gjendjen e mjerueshme të Spitalit të Gjirokastrës

spital

Një paciente ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër, ku mbizotëron myku, mungojnë krevatët, oksigjeni nuk punon… Ja çfarë shkruan ajo:

“Spitali ‘Omer Nishani’ ndërkohë ! As oksigjeni nuk punonte (ishin çarë tubat rrugës dhe c’frynin). D.m.th pacientit në gjendje të rëndë ja jepnim frymën kështu buzë më buzë … Krevatet qenë sakatuar, pa këmbë, me mbulesa të përgjakur . Le pastaj kishin ndërruar dhe mjetet e punës, si p.sh fluturat e serumeve, dhe s’dinin se si viheshin në punë . Të vazhdoj të shtoj??? Dëgjohej vetëm zëri i pastrueses nëpër korridore që bënte komandë: “Naa mos u ulni mbi krevat ! Ua mos ikni në WC se sa i lava!” e kështu gjërash që thoni ju! Përfundimi qe që e sëmura u çua nga krevati dhe duhet të ngjitej në katin e tretë, mirëpo ashensori nuk punonte, karroca ishte e zënë, ishte ulur një infermiere dhe tundej aty! Kështu, si mendoni ju, a nuk duhet te ankohemi ? Si thoni a nuk do vënë ulërimat me këto që po ndodhin. E shumë krenar na flisnin këta pushtetarët e nderuar, bëmë këtë e bëmë atë!! E ku janë? Na çau myku./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku