Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka 

Njerëzit inteligjentë janë më të lumtur kur janë vetëm sesa në shoqërinë e të tjerëve. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit inteligjentë sa më shumë të shoqërohen me miq më pak të kënaqur janë me jetën.

Ky studim i ri bie në kundërshtim me tezat e mëparshme se sa më shumë kontakte sociale të kemi, aq më të lumtur mund të jemi.

Psikologet Satoshi Kanazawa dhe Norman Li analizuan të dhënat e një studimi afatgjatë, ku janë përfshirë të rinj të moshës 18-28 vjeç. Njerëzit që jetonin në zona më të populluara raportuan për nivele të ulëta të kënaqësisë më jetën, edhe pse shoqëroheshin më shpesh me miqtë. Ndërsa njerëzit më inteligjentë ishin edhe më pak të kënaqur me jetën.

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se personat inteligjentë e kanë më të lehtë të përshtaten me sfidat e jetës moderne duke lënë pas rrënjët shoqërore dhe duke mos u shtirur me të tjerët.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/