TFL sesion informues me gazetarët: Si të përdorim ligjin “Për të drejtën e informimit”

Shoqata “Together for Life” organizoi sot një aktivitet trajnues me gazetarët se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit” me qëllim mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Gazetarët u informuan nga ekspertja ligjore Ledia Muraku se ku mund të drejtohen për të marrë informacione në lidhje me sektorin e shëndetësisë, autoritetet publike ndaj të cilave mund të adresohen kërkesa për informacion, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

“Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacion publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik vë në zbatim një program institucional të transparencës dhe trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ky ligj i posaçëm parashikon ndryshe. Nëse autoritetet nuk e sjellin informacionin në afatin e kërkuar, atëherë mund t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili merr vendimin për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar”, informoi znj. Muraku.

Në sesionin e diskutimeve, gazetarët sollën disa raste kur kishin hasur probleme në lidhje me  marrjen e informacioneve nga autoritet përkatëse.

Ky sesion informues u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “Forcim i zbatimit të të drejtave të pacientëve përmes advokimit dhe mbrojtjes ligjore”, i cili mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet