Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj
Sipas studimeve të kryera, vaji i bajames gjen përdorim shumë të gjerë në fushën e mjekësisë dhe kozmetikës. Ai përdoret për kujdesin ndaj lëkurës, flokut, zemrës, muskujve, thonjve, trurit etj.
Por si mund ta përgatisim këtë “vaj magjik” në kushte shtëpie? Kjo është më e thjeshtë nga ç’mund ta mendoni.
Përbërësit
- 2 filxhan bajame të paqëruara
- 1-2 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim bajamet në grirëse, ato duhet të jenë të thata dhe të freskëta. Si fillim grirësen e vendosim që të punojë me shpejtësi të ulët, në mënyrë që bajamet të grihen me ngadalë dhe me kujdes, në të kundërt procesi i grirjes do të vështirësohet shumë. Pasi bajamet janë copëtuar, rrisim shpejtësinë e grirëses dhe kur bajamet janë grimcuar shtojmë edhe vajin e ullirit. E lëmë që grirësja të vazhdojë punë edhe për 5 minuta. Pasi e fikim grirësen kullojmë vajin, në mënyrë që të ndahet nga grimcat e bajames. Vaji është gati dhe këshillohet të ruhet në kavanoz hermetik. / https://shendeti.com.al/