Boronica e kuqe, antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Konsumimi i një gote me lëng boronicash në ditë mund të ndihmojë gratë të mbajnë larg infeksionet e traktit urinar, ka zbuluar një studim i ri nga India. Studimi sugjeron gjithashtu se boronicat e kuqe mund të ndihmojnë në uljen e përdorimit të antibiotikëve në të gjithë botën. Infeksioni i traktit urinar prek një nga pjesët e sistemit urinar, si veshkat, fshikëzën ose pjesën e uretrës.

Studimi më i fundit sugjeron se konsumimi i përditshëm i një gote 240 ml me lëng boronice të kuqe mund të reduktojë infeksionet e traktit urinar me rreth 30% tek gratë që vuajnë nga kjo sëmundje. Ky lëng ndihmon gjithashtu në uljen e përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar.

Infeksionet e traktit urinar janë një nga infeksionet më të përhapura tek femrat. Më shumë se 150 milionë raste me infeksione të traktit urinar raportohen çdo vit në të gjithë botën.

Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.

Antibiotikët përdoren zakonisht për trajtimin e infeksioneve të traktit të urinar. Fatkeqësisht, përdorimi kronik i këtyre ilaçeve ka rritur rezistencën e antibiotikëve në një nivel alarmues.

Boronicat e kuqe përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese që parandalojnë përhapjen e baktereve dhe infeksioneve në trup.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare