femije

Përshtati në shqip për gazetën Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Heronjtë nuk janë vetëm të mëdhenj. Ata janë të të gjitha përmasave dhe formave, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. I tillë është edhe një 2-vjeçar nga Utah, i cili është bërë hero për vëllanë e tij binjak.

Binjakët Brock dhe Bowdy ishin duke luajtur në dhomën e gjumit kur një komo bie sipër njërit nga vogëlushët. 2-vjeçari Bowdy mund të kishte humbur jetën nëse vëllai i tij nuk do ta ndihmonte.

Ai, si një superhero i vogël, me një forcë të pabesueshme arrin të zhvendosë mobiljen. I gjithë ky moment është filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur në dhomën e fëmijëve. Fatmirësisht 2-vjeçari arriti të shpëtojë, megjithatë ky incident shton edhe më shumë shqetësimet në lidhje me sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet e objekteve të rënda në dhomën e tyre.

Videoja është shpërndarë në Facebook nga babai e fëmijëve, për të paralajmëruar prindërit e tjerë mbi rrezikun që shkakton mungesa e montimit të mobiljeve në mure. Nëna e tyre kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga fëmijët dhe ndodhi ky incident që mund të kishte rezultuar fatal.