Kryefaqja Box 5 Ja si ndikon stresi në shëndet dhe trup

Ja si ndikon stresi në shëndet dhe trup

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Stresi është një ndryshim që ndikon në një reagim të ndryshëm në përgjigjet fizkie mendore dhe emocionale. Stresi është një pjesë normale e jetës, por duhet të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumica e njerëzve nuk e kanë këtë aftësi.

stresStresi shkakton:

  • Ankth
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Shtrëngim në pjesën e pasme të qafës dhe shpatullave
  • Dhimbje në pjesën e pasme të kokës
  • Frymëmarrje të shpeshtë
  • Djerësitje të trupit dhe të pëllëmbëve
  • Irritim të stomakut
  • Të përziera dhe të vjella

Me kalimin e kohës stresi i përkeqëson simptomat duke çuar kështu në:

Ulje të sistemit imunitar: stresi kronik do t’ju bëjë të sëmureni më shpesh. Nëse keni sëmundje kronike dhe sëmundje që godasin sistemin imunitar si SIDA, hepatitet, tension të lartë etj, stresi do i përkeqësojë më shumë simptomat.

Sëmundje të zemrës: stresi është i lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rrahje të parregullta të zemrës (aritmi). Stresi mund të shkaktojë bllokim të arterieve madje edhe sulm në zemër.

Kontrakton muskujt: stresi i vazhdueshëm mund të çojë në kontraktim dhe dhimbje të muskujve të qafës, shpatullave, mesit dhe kokës.

Probleme me stomakun: stresi shkakton irritim të stomakut, sindromën e zorrës së irrituar dhe të vjella.

Ndikon në organet riprodhuese: stresi lidhet me probleme të ereksionit, mungesë të pjellorisë, probleme gjatë shtatzanisë dhe dhimbje menstruale.

Përkeqëson sëmundjet e mushkërive: stresi përkeqëson simpromat e astmës dhe sëmundjeve kronike të mushkërive.

Reagimet ekstreme ndaj stresit mund të çojnë në sulm paniku. Sulmi i panikut është i papritur dhe përfshin ndjenjë frike, ankthi dhe ju bën të merrni frymë me vështirësi e të keni trullosje. Njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku e humbasin kontrollin dhe mund të ju shkaktohet sulm në zemër.

Ja si ndikon stresi në mendimet dhe emocionet tuaja:

  • Ndiheni çuditshëm dhe të paaftë për të zgjidhur edhe problemet më të vogla
  • Ndiheni të frustruar, humbisni durimin dhe bërtisni
  • Ndiheni të nevrikosur dhe të lodhur gjatë gjitha kohës
  • E keni të vështirë të përqëndroheni
  • Shqetësoheni shumë edhe për gjërat më të vogla
  • Mendoni se do të humbisni gjithçka nëse nuk veproni shpejt (edhe për çështje të vogla)
  • Paramendoni se gjëra të këqija do ndodhin

Stresi është burimi kryesor i të gjitha sëmundjeve dhe duhet ta menaxhoni atë. Nëse përjetoni stres kronik konsultohuni patjetër me mjekun.

Burimi: WebMED

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here