Kryefaqja Box 5 Joga mund të mbajë nën kontroll diabetin

Joga mund të mbajë nën kontroll diabetin

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 mund të marrin një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu edhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak, nëse bëjnë joga.

Shkencëtarët tek “Universiteti Donghua”, në Shangai, kanë analizuar 12 eksperimente të ndryshme, të kryera mes viteve 1992-2014, ku janë përfshirë më shumë se 800 pacientë me diabetin e tipit 2, për të parë sa efekt mund të ketë joga tek këta persona.

Të gjithë pjesëmarrësit merrnin mësime joga, ndërkohë që një pjesë e tyre merrnin edhe trajtime për diabetin.

Hulumtuesit shkencor, me në krye autoren kryesore të studimit Jie Cui, analizuan efektet e jogës tek nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit, triglicerideve, HbA1c etj.

Bazuar tek këto të dhëna, ata dolën në përfundimin se joga ul në mënyrë të konsiderueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe alternon rezultate të tjera klinike të rëndësishme tek pacientët me diabet të tipit 2.

“Këto rezultate mbështesin idenë se joga është një aktivitet alternativ i mundshëm për menaxhimin e diabetit të tipit 2”, thonë shkencëtarët.

Gjithsesi duhet të bëhen më shumë kërkime dhe studime për të zbuluar efektet afatgjate të jogës tek pacientët me diabet të tipit 2.

Burimi: Diabetes.co.uk / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here