Liria sindikale dhe mbrojtja e punëmarrësve që denoncojnë korrupsionin

Liria sindikale mbrohet me ligj. Askush nuk ka të drejtë:

  1. a) të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo, ose pushon së qenuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;
  2. b) të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që është marrë ndaj punonjësve, të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion dhe që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës ose autoriteteve kompetente, është i pavlefshëm.

Kundër vendimit të dhënë në mënyrë të pajustifikuar për shkakun  e mësipërm, punonjësi ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

Raportimi i fakteve që kanë lidhje me korrupsionin nuk përbën shkelje të detyrimit të sekretit profesional./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja në Shqipëri! 15 të vdekur brenda këtij viti, mes tyre 2 fëmijë
Sekreti i mjekësisë alternative: Dhimbjet në pjesën e qafës
Çfarë të konsumoni dhe të shmangni nëse keni ekzemë
Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të kokës
Dita Europiane e të Drejtave të Pacientëve
TFL organizon Konferencën “Roli i Mekanizmit Parlamentar në Fuqizimin e Institucioneve të Pavarura”
Ankesat e punonjësve, mungesë informimi dhe transparence
Në Shqipëri u mbajt Forumi i Dytë Rajonal mbi Sipërmarrjen e të Rinjve