Kryefaqja Box 3 Paralajmërimi i ekspertëve për meshkujt: Pas gjakderdhjes së dhëmbëve fshihet një rrezik...

Paralajmërimi i ekspertëve për meshkujt: Pas gjakderdhjes së dhëmbëve fshihet një rrezik më i madh

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Studimet e fundit paralajmërojnë meshkujt të cilët vuajnë sëmundja e mishrave të dhëmbëve se janë më të rrezikuar nga impotenca seksuale.cift

Infeksioni kronik bakterial, ose periodontiti, është një nga shkaktarët kryesor të prishjes së dhëmbëve tek të rriturit. Ky infeksion rrit rrezikun për zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare, inflamacionit, goditjes në tru apo forcim të arterieve.

Goditja në tru dhe forcimi i arterieve nga ana tjetër janë të lidhur me impotencën seksuale (disfunksionin erektil).

“Mund të jetë shumë herët për të sugjeruar që meshkujt me disfunksion erektil duhet të kontrollojnë dhëmbët e tyre; apo që meshkujt me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve duhet të shqetësohen për funksionin seksuale”, tregon dr. Zhigang Zhao.

“Megjithatë, është mirë të informohen pacientët me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve për lidhjen me impotencën seksuale”, vijon dr. Zhao.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat nga 5 studime të publikuara mes viteve 2009-2014, ku ishin përfshirë më shumë se 213 mijë vullnetarë të moshës 20-80 vjeç.

Secili studim kishte zbuluar se impotenca seksuale ishte më e zakonshme tek meshkujt e trajtuar me sëmundje të mishrave të dhëmbëve, sidomos tek ata më të rinj se 40 vjeç apo më të vjetër se 59 vjeç.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here