Malaj: Kopshtet do të kenë mjek pediatër dhe psikolog

Deri në vitin 2020, të gjitha kopshtet publike duhet të plotësojnë të gjitha kushtet që Ministria e Arsimit ka vendosur. Një kusht kryesor është futja e mjekut pediatër dhe psikologut në çerdhe dhe kopshte.

Task Forca e ngritur për të monitoruar kopshtet ka nxjerrë edhe nevojën për ndryshimin e ligjit parauniversitar, ku çerdhet dhe kopshtet të kenë edhe shërbime të tjera si prezenca e mjekut pediatër dhe e punonjësit social për të garantuar zhvillimin psiko-motor të fëmijës.

Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit ka sqaruar për Report Tv ndryshimet që do të pësojë ligji për arsimin

“Po mendojmë që në ndryshimet ligjore të kemi edhe një rol të mirë të mjekut pediatër, të vendoset si standard për kopshtet publike”, shprehet znj. Malaj për mediat.

Po kështu edhe hapësirat fizike të kopshtit do të strukturohen në hapësira të veçanta.

Për të gjitha kopshtet private, të cilave Task-Forca u ka lënë detyra për t’u përmbushur, nëse në kontrollin e dytë nuk do të kenë bërë ndryshimet, atëherë këto kopshte do të mbyllen./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët